Me 8-9 janar 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me programin EROL të USAID-it, organizuan punëtorinë për hartimin e konceptit të Programit të Trajnimit për Trajnues.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte analizimi i përparësive dhe të metave të trajnimeve aktuale për trajnues si dhe mundësia e hartimit të kornizës së Programit të Përhershëm të Trajnimit për Trajnues.
Gjatë punëtorisë u diskutua për rëndësinë e avancimit të metodologjisë trajnuese si një parakusht thelbësor në ofrimin e trajnimeve kualitative gjyqësore. Për më tepër, u diskutua për atë se çka mund të ofrojë edukimi gjyqësor, cilat janë temat që duhet të përfshihen në këtë kurrikulë dhe cila mund të ishte struktura adekuate e këtij programi.
Në kuadër të kësaj punëtorie u përcaktua metodologjia e punës së mëtutjeshme dhe veprimet që duhet ndërmarrë grupi punues deri në finalizim të konceptit të programit dhe hartimin e doracakut për metodologjinë trajnuese.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin: Drejtori dhe Koordinatori i IGJK-së, Udhëheqësi i PTV-së dhe Zyrtarja e Lartë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Gjyqësor, përfshirë dy trajnues të IGJK-së dhe ekspertin nga EROL-i.
09-01-2015