Duke qenë se tani Kodi Penal i Republikës së Kosovës, ka pësuar ndryshime të theksuara, atëherë është parë e nevojshme që zyrtarëve ligjor dhe bashkëpunëtorëve profesional të gjitha gjykatave dhe prokurorive, por pse jo edhe zyrtarëve të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, mbrojtësve të viktimave nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, si dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve, t’ju ofrohet një tekst apo publikim, në të cilin do të analizohen dhe komentohen, përveç tjerash, edhe të gjitha këto aspekte të ndryshimeve ligjore, të cilat ndërlidhen edhe me dënimet plotësuese për veprat penale: “Dhunimi” dhe “Dhuna në familje”, me qëllim të trajtimit sa më profesional të rasteve nga praktika gjyqësore dhe respektimin e standardave të të drejtave të njeriut.
Ky manual ofron aspekte të rëndësishme që i referohen mbrojtjes së mjedisit nga disa dimensione. Në radhë të parë është paraqitur dhe është elaboruar korniza përkatëse ligjore ndërkombëtare që ndërlidhet me mbrojtjen e mjedisit kure në anën tjetër janë prezantuar edhe disa nga rastet më të rëndësishme nga jurisprudence e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nga praktikat gjyqësore të disa shteteve të Bashkimit Evropian, por jo vetëm.