Në kuadër të mandatit të tij Instituti Gjyqësor i Kosovës (më tutje IGJK), që nga viti 2008 ka filluar zbatimin e Programit të Trajnimit Fillestar (PTF), duke organi-zuar trajnimin për profesionistët që hyjnë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial në cilësinë e gjyqtarit dhe prokurorit të ardhshëm pas kalimit me sukses të Provimit Përgatitor të organizuar nga IGJK. PTF është organizuar për pesë gjenerata dhe deri më tani kanë diplomuar 169 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë.