Programi i Trajnimit Fillestar (PTF) për gjyqtarët të sapo emëruar ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit të sapo emëruar. PTF zgjatë 12 muaj dhe struktura e tij është e ndarë në dy pjesë: trajnimi teorik i cili realizohet i kombinuar me shqyrtime të rasteve nga praktika gjyqësore, simulime dhe forma tjera ndërsa pjesa praktike realizohet në gjykata dhe prokurori ku ata janë emëruar nën mbikëqyrjen e mentorit.