Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-01-2015

Programi për praktikë në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Me 07 janar 2015 përfunduan praktikën grupi i pesëmbëdhjetë (15) i praktikantëve në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Në kuadër të këtij grupi, dy studentë ishin nga Kolegji UBT dhe katër nga Fakulteti Juridik i UP-së.

Gjatë periudhës së praktikës studentët praktikantë patën mundësi të mësojnë për së afërmi aktivitetet e IGJK-së, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e IGJK-së, si dhe të asistojnë në përgatitjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga IGJK.

Me iniciativën e Drejtorit të IGJK-së dhe me gatishmërinë e tyre, studentët morën përsipër që të punojnë një hulumtim me temë “Trashëgimia dhe Barazia Gjinore”. Ky hulumtim do të kryhet në bashkëpunim me personat përgjegjës të IGJK-së të cilët do ti përkrahin praktikantët për realizimin e projektit. Projekte të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen me studentët praktikantë që pritet të jenë në IGJK.

Pas përfundimit me sukses të praktikës, Drejtori i IGJK-së u shpërndau praktikantëve certifikata. 
 

Shpërndaje :