Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-01-2015

Takimin me trajnuesit e Programit për Zhvillimi të Shkathtësive Gjyqësore – NITA

Me 21 janar 2015, IGJK realizoi takimin me trajnuesit e Programit për Zhvillimi të Shkathtësive Gjyqësore – NITA.

Qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i programit aktual dhe atij të ardhshëm, vlerësimi i gjendjes së materialeve trajnuese, niveli i prezantimeve, identifikimi i sfidave nga ana e trajnuesve dhe nevoja për ngritjen e nivelit të trajnimeve në këtë program.

Në fokus të takimit ishte diskutimi i përmbajtjes dhe përshtatjes se materialeve trajnuese, prezantimeve tjera  përcjellëse të trajnimit si dhe hartimi i rasteve të reja me qëllim të lehtësimit te aplikimi të dispozitave te reja të KPPK.

Gjatë takimit trajnuesit shprehen sfidat dhe vështirësitë që hasin çdo ditë me rastin e aplikimit të teknikave të përfaqësimit në gjykim dhe shpërfilljes së këtyre teknikave nga palët tjera në procedurë.

Nga takimi dolën edhe rekomandime: si do të jetë, çka do të përmbaj dhe sa do të jetë kohëzgjatja e programit për Zhvillimi të Shkathtësive Gjyqësore.

Pjesëmarrës në takim ishin edhe këshilltar ligjor nga Ambasada Amerikane.

Shpërndaje :