Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-01-2015

Kompensimi i dëmit

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më 29 janar 2015 ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë të fushës civile me temën “Kompensimi i dëmit”.

Në këtë trajnim u trajtuan çështjet lidhur me kompensimin e dëmit. Në veçanti u synua avancimi i njohurive lidhur me dallimin në mes të dëmit material dhe jo material, përcaktimi i kushteve për realizimin e të drejtës në kompensimin e dëmit si dhe kriteret e caktuara dhe kushtet për lartësinë e dëmit.

Ndër të tjera në këtë trajnim, u diskutuan temat që kanë të bëjnë me shkaktimin e dëmit dhe përgjegjësia e shkaktuesit të dëmit, kërkesën për kompensim dëmi dhe kriteret për lartësinë e caktimit të dëmit si dhe zvogëlimi i lartësisë së dëmit për shkak të gjendjes materiale të dëmtuesit.

Po ashtu u  trajtua edhe parashkrimi i kërkesës për kompensim dëmi si një formë e shuarjes së detyrimeve dhe afati i përgjithshëm i parashkrimit.

Gjatë këtij trajnimi janë përdorur metoda të kombinuara të shpjegimit, duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj praktik, ku gjyqtarët diskutuan dhe parashtruan pyetje lidhur me çështjet me te cilat ata ballafaqohen në funksion të unifikimit të praktikës gjyqësore dhe rritjes së cilësisë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe të Apelit si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :