Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-01-2015

Trajnimi i autorëve për hartimin e moduleve për mësimin në distancë

Më 29 janar 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE-së-"Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" ka realizuar trajnimin për autorët që do të angazhohen për hartimin e moduleve për mësimin në distancë apo E-mësimi.

Qëllimi i trajnimit ishte diskutimi rreth procesit të hartimit të moduleve, finalizimit dhe vendosjes në platformën ILIAS, për funksionalizimin e plotë të saj, struktura e kapitujve, sugjerimi i shabllonëve dhe përcaktimi i tipit të që ju përket moduleve.

Në fokus të trajnimit ishin: njoftimi i autorëve për mësimin në distancë, përcaktimi i strukturës së moduleve, elementet e mësimit online si dhe njoftimi me shabllonet e WORD për hartimin e përmbajtjes.

Përfitues të trajnimit ishin: autorët e moduleve të mësimit në distancë, Trajnuesit e përhershëm të IGJK, Zyrtari i lartë për TI dhe Zyrtarja e Lartë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Gjyqësor.

Trajnimi u realizua nga ekspertët gjermanë në fushën e mësimit në distancë apo E-mësimit.

Shpërndaje :