Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-01-2015

Procedura për kundërvajtje-menaxhimi efikas dhe efektiv

Më 22 janar 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin për gjyqtarë me temën “Procedura për kundërvajtje-menaxhimi efikas dhe efektiv”.

Qëllimi parësor i trajnimit ishte kontributi në ngjitjen profesionale te gjyqtarët për kuptimin e veprës kundërvajtëse duke bërë dallimin me veprat tjera dhe identifikimin e llojeve të aktvendimeve në procedurën kundërvajtëse.

Qëllim tjetër i këtij trajnimi ishte edhe shtjellimi i çështjeve për  përcaktimin e afateve ligjore për fillim të procedurës dhe vlerësimin e provave kryesore për vërtetimin e drejtë të gjendjes faktike.

Në përmbajtje ky trajnim kishte tematika lidhur me organet kompetente që mund të paraqesin kërkesën për ngritjen e procedurës kundërvatjëse, kushtet për fillimin ose hedhjen e kërkesës për fillim të procedurës dhe kushtet të cilat ndikojnë për ndërprerjen e procedurës kundërvatjëse si dhe masat për sigurimin e palëve në procedurë.

Në pjesën e fundit të trajnimit gjyqtarët u ndan në grupe punuese për të hartuar lloje të aktvendimeve për kundërvajtje.

Metoda e përdorur e trajnimit ishte e kombinuar, teori e përcjellë me raste praktike dhe diskutime interaktive për vështirësitë aktuale në praktikën gjyqësore në lëmin e kundërvajtjes.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e divizionit të kundërvajtjes.

Shpërndaje :