Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-02-2015

Trajnimi i kandidatëve të PTF në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në Kosovë

Më 25 shkurt 2015, IGJK në bashkëpunim me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në Kosovë ka realizuar trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar.

Ky trajnim kishte për qëllim t’i njoftojë pjesëmarrësit me punën që kryen Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në Kosovë, legjislacionin, funksionet dhe kompetencat e këtij institucioni.

Gjatë këtij trajnimi u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me procedurat e marrjes së vendimit nga KPMK me theks të veçantë në procedurën para shqyrtimit të ankesës, format e vendimarrjes dhe afatet si dhe veprimet në kuadër të organit të punësimit.

Në përmbajtje ky trajnim kishte edhe zbatimin e vendimeve të KPMK-së nga organet e punesimit dhe përmbarimi i vendimeve në procedurë gjyqësore si dhe çështje tjera lidhur me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen KPMK, e që janë me interes për kandidatët, në mënyrë që në të ardhmen ata të mund t’i zbatojnë në praktikë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së punës dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Trajnimi ishte interaktiv duke përfshirë edhe diskutimin e disa rasteve nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 16 kandidatë për gjyqtarë dhe 11 kandidatë për prokurorë.

Shpërndaje :