Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-03-2015

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar

Më 04 mars 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar”.

Ky trajnim kishte për synim të ndihmoj pjesëmarrësit në identifikimin e problemeve në zbatueshmërinë e Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale si një nevojë në kohët moderne meqë  krimi i ka tejkaluar kufijtë e brendshëm dhe ka marrë dimension ndërkombëtar.

Punimet në këtë tryezë u fokusuan në trajtimin e kornizës ligjore vendore dhe ndërkombëtare lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale me qëllim të krijimit të praktikave më efikase të lëshimit të urdhrave vendor si shtyllë themelore e kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Në këtë kontekst u theksua nevoja e përgatitjes me kujdes e të gjitha llojeve të kërkesave juridike ndërkombëtare në mënyrë që të jenë të pranueshme nga ana e shtetit pranues.

Po ashtu u elaborua ndihma juridike e reciproke si kërkesa vendore për ndihmë juridike të ndërsjellët po ashtu edhe kërkesa e shteteve tjera për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Njësitë e përbashkëta të hetuesisë dhe hetimet e fshehta si forma tjera të bashkëpunimit ishin ndër temat që u diskutuan gjatë trajnimit.

Në këtë tryezë po ashtu u diskutua për krijimin e praktikave më të mira në drejtim të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ku u potencua rëndësia e aftësisë së shteteve për të ndihmuar njëri-tjetrin shpejt dhe në mënyrë efikase. 

Trajnimi u zhvillua përmes trajtimit të çështjeve nga praktika gjyqësore ku u prezantuan shembuj të formave kur kërkohet bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

Shpërndaje :