Akademia e Drejtësisë e Kosovës dhe Këshilli i Evropës kanë kënaqësinë të ofrojnë mundësi trajnimi për profesionistët ligjor, duke synuar të rrisin më tej njohuritë e tyre mbi temat kryesore të të drejtave të njeriut siç janë parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, dhe kështu të kontribuojë në një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave në nivel lokal.
Kursi HELP Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje mbulon në një mënyrë interaktive konceptet kryesore, kornizën ligjore ndërkombëtare dhe Evropiane dhe praktikën gjyqësore që rregullon parandalimin dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna, duke u përqëndruar veçanërisht në Konventën e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimi i Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit). Kursi do të ofrohet në gjuhën shqipe dhe serbe, dhe pas përfundimit të suksesshëm pjesëmarrësit do të marrin certifikatë.
Për më shumë, shihni në linkun e mëposhtëm me detajet dhe dokumentet që ju nevojiten për aplikim.
15-06-2022