Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-04-2015

Instituti Gjyqësor i Kosovës, nikoqire e vizitës së delegacionit nga Akademia e Drejtësisë së Turqisë

Nga data 30 mars deri me 01 prill 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës priti në vizitë një delegacion nga Akademia e Drejtësisë të Turqisë, përfaqësues nga Këshilli Shtetëror si dhe gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit më të lartë të gjyqësorit nga Republika e Turqisë.

Delegacioni realizoi takime me Ambasadoren e Republikës se Turqisë në Kosovë, Kryeministrin e Republikës së Kosoves, Ministrin e Drejtësisë, dhe Ministrin e Administratës Publike te Kosoves. Ne këto takime u bisedua lidhur me mbështetjen qe do te ofroj Akademia e Drejtësisë për ndërtimin e objektit te ri për Institutin Gjyqësor te Kosoves. Gjithashtu u diskutua edhe për transformimin e Institutit Gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.

Takime te delegacionit u mbajtën edhe me Kryetarin e Gjykatës Supreme, Ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosoves, dhe Drejtorin e Institutit Gjyqësor. Tema e diskutimit ishte bashkëpunimi i ndërsjellë profesional i deritanishëm ne fushën e drejtësisë me ç‘rast u shpreh gatishmëria nga palët qe të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tutje me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor në Kosove.

              

Shpërndaje :