Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-04-2015

Trajnim i kandidatëve të PTF-së në Odën e Avokatëve të Kosovës

Më 17 prill 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar ka realizuar trajnimin e radhës për kandidatët e gjeneratës së pestë në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi  ishte informimi i kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë rreth organizimit të brendshëm dhe funksionimit të Odës së Avokatëve të Kosovës si një organizatë e pavarur me karakter publik dhe të thellojnë njohuritë lidhur me aplikimin dhe zbatimin në mënyrë të drejtë në praktikë, të dispozitave të Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë.

Në përmbajtje ky trajnim kishte bazën juridike, funksionimin, e organeve dhe degëve regjionale të Odës së Avokatëve si dhe kompetencat e Këshillit Drejtues dhe të kryetarit të këtij isntitucioni. Po ashtu, u elaborua edhe puna dhe funksionet e Qendrës Trajnuese për avokatë si dhe programet trajnuese që ofron kjo qendër.

Në pjesën e fundit të trajnimit, kandidatët për gjyqtarë dhe prokuror, u ndanë në grupe punuese, dhe punuan në një rast praktik nga etika profesionale ligjore.

Trajnimi ishte interaktiv në çdo fazë të tij, me ç’ rast nga kandidatët u ngritën diskutime dhe u parashtruan pyetje lidhur me çështjet që u trajtuan.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 15 kandidatë për gjyqtarë dhe 10 kandidatë për prokurorë nga Programi i Trajnimit Fillestar.

Shpërndaje :