Më 25 maj 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoj ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së pestë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.
Kandidatët për gjyqtarë e prokurorë kanë vijuar trajnimet në Programin e Trajnimit Fillestar të ndarë në tri faza trajnuese. Ky program ka filluar të zbatohet që nga viti 2008 dhe përveç kësaj gjenerate që sot diplomuan, në këtë program trajnimi kanë përfunduar trajnimet edhe 141 kandidatë tjerë në katër gjenerata paraprake.
Në këtë ceremoni mbajtën fjalë rasti, Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, z. Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë, z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Aleksander Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit dhe Kryesues i Këshillit Prokurorial, z. Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor, z. Ymer Hoxha, Kryetar i Këshillit Drejtues të IGJK-së, z. Samuel Žbogar, Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Nga folësit u vlerësua shumë lartë suksesi i këtij programi duke theksuar si një kthesë pozitive në ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinjë. Në fund të kësaj ceremonie, kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë u shpërndanë diplomat duke u uruar sukses në realizimin e misionit të shenjtë të drejtësisë.
25-05-2015