Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-06-2015

Udhëheqësia e qëndrueshme

Më 01-02 qershor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me USAID/EROL kanë realizuar trajnimin me temë “Udhëheqësia e qëndrueshme”.

Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëmarrës lidhur me faktorët që shkaktojnë stresin që është mjaftë i përhapur në gjyqësor, si dhe identifikimi i strategjive përballuese dhe proceset mbrojtëse nga stresi, në drejtim të krijimit të një udhëheqësie të qëndrueshme.

Gjatë këtij trajnimi u prezantuan konceptet për zhvillimin e një udhëheqësie të qëndrueshme, dimensionet e ekuilibrit të shëndosh  të mendjes së trupit dhe shpirtit, që paraqiten si shumë të nevojshme në sistemin gjyqësor, duke përfshirë këtu edhe strategjitë e menaxhimit të stresit, identifikimin e faktorëve të rrezikut dhe të kuptuarit psikik për ndryshimin e qëndrueshëm të sjelljes.

Metodologjia e këtij trajnimi ishte në formë të debatit interaktiv dhe ushtrimeve praktike, me ç’ rast pjesëmarrësit kishin rastin për të identifikuar shkallën e stresit në jetën e tyre, fuqitë e tyre dhe fushat e rritjes për një ekuilibër të shëndosh të mendjes, trupit dhe shpirtit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :