Nga 29 qershor deri 2 korrik 2015, IGJK në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, Programi OPDAT, realizoi trajnimin e avancuar për trajnues me temë “Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit në Gjykim”
Qëllimi trajnimi ishte ngritja e shkathtësive të trajnuesve të IGJK-së në mënyrë që ata tua mësojnë pjesëmarrësve teknikat më të avancuara të përfaqësimit të rasteve në gjykim, me ç ‘rast do të ngritin më tutje zbatimin e dispozitave të reja të KPPK.
Në fokus të trajnimit ishin përdorimi i teknikave interaktive të mësimit për të rritur, mësimi i parimeve kyçe të një avokimi të suksesshëm gjyqësor, mësimi efektiv i marrjes së drejtpërdrejtë në pyetje, mësimi i marrjes së tërthortë në pyetje të suksesshme, dëshmitarët ekspert, fjala hyrëse dhe fjala përfundimtare. Gjithashtu në një pjesë të konsiderueshme trajnimi u përqendrua në ngritjen e aftësive të trajnuesve për zbatimin e kritikës.
Gjatë gjithë trajnimit pas çdo pjese teorike u demonstruan në praktikë teknikat e përfaqësimit në gjykim.
Përfitues të trajnimit ishin trajnuesit e programit për Zhvillimin e Shkathtësive të Përfaqësimit në Gjykim.
02-07-2015