Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-07-2015

Vizitë e Sekretarit të Përgjithshëm të Rrjetit Evropian të Trajnimit Gjyqësor (EJTN), z. Wojciech POSTLUSKI në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Me 15, korrik 2015, me ftesë të Drejtorit të IGJK-së qëndroi për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i Rrjetit  Evropian të Trajnimit Gjyqësor (EJTN), z. Wojciech POSTLUSKI.

Qellimi i takimit ishte informimi me punën e Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe mundësitë e bashkëpunimit me EJTN-në. Në këtë kuadër u diskutua për bashkëpunimin konkret që mund të realizohet në mes të institucioneve respektive siç janë ftesat për pjesëmarrje në trajnime për trajnues dhe avancim të metodologjisdë trajnuese, zhvillim të formave për vlerësim të trajnimeve si dhe pjesëmarrje në trajnime tjera të karakterit profesional që i organizon EJTN.

Në kuadër të vizitës, Sekretari i Përgjithshëm i EJTN-së, u takua edhe me Kryetarin e Gjykatës Supreme, z. Fejzullah Hasani, dhe anëtaren e KPK-së, znj. Sevdije Morina. me të cilët biseduan për zhvillimet dhe sfidat në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial. Në këto takime u potencua rëndësia e trajnimit gjyqësor për gjyqtarët dhe prokurorët si dhe përfitimet që vijnë nga programet e shkëmbimit në mes të  EJTN-së dhe gjyqësorit kosovar. 

Shpërndaje :