Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-07-2015

Mbrojta e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve

Më 08 korrik 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të PTV-së, ka realizuar trajnimin me temë “Mbrojta e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve”.

Ky trajnim kishte për synim avancimin e njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëmarrës lidhur me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar sa i përket institutit të mbrojtjes së të dëmtuarve dhe dëshmitarëve si dhe të kontribuoj në vlerësimin e  nevojës së ofrimit të mbrojtjes për të dëmtuar dhe dëshmitarë.

Gjatë këtij sesioni janë trajtuar çështje që ndërlidhen me mbrojtjen e të dëmtuarave dhe dëshmitarëve gjatë zhvillimeve procedurale në një proces penal, masat mbrojtëse dhe baza ligjore e dhënies së urdhrit për aplikim të këtyre masave, rastet kur mund të aplikohen këto masa në drejtim të mbrojtës së të dëmtuarve dhe dëshmitarëve. Në kuadër të kësaj u trajtuan edhe veprat për cilat mund të kërkohet mbrojtja dhe vlerësimi i rrezikut serioz për të dëmtuar dhe dëshmitarë që mund ti kanoset nga jashtë dhe brenda.

Gjithashtu në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan kategoritë e dëshmitarëve, me theks të veçantë u diskutua lidhur me dëshmitarët e rëndomtë, të mbrojtur dhe dëshmitarët anonim. Po ashtu në këtë pjesë u trajtuan dhe dëshmitarët bashkëpunues, kërkesa e prokurorit pranë gjykatës për të urdhëruar që një person të shpallet dëshmitar bashkëpunues, urdhri me të cilin një person shpallet dëshmitar bashkëpunues dhe beneficionet që gëzon dëshmitari bashkëpunues.

Përfitues të këtij trajnim ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor. 

Shpërndaje :