Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-07-2022

Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar, tema: Burimet e së drejtës kushtetuese dhe roli i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Më 18 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Trajnimi Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar sesioni i parë nga nën moduli “Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”. në mbështetje të trajnuesit z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Gjatë këtij sesioni janë duke u trajtuar:  burimet e së drejtës kushtetuese, kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe procedura, procedimi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese dhe procedurat e Veçanta.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe me raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :