Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-07-2022

Moduli – E Drejta Civile Administrative dhe Ekonomike- E drejta civile, tema: Punët juridike, modifikimi i tyre dhe ndarja e punëve juridike

Më 26 korrik 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Modifikimi i punëve juridike-kushti dhe afati, ndarja e punëve juridike, punët juridike kauzale dhe abstrakte, punët juridike formale dhe jo formale dhe punët juridike të njëanshme-dyanshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :