Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-12-2012

Seminar: Bashkëpunimi i organeve të drejtësisë me Departamentin e Mjekësisë Ligjore

Më 20 dhjetor  2012, në IGJK ka realizuar sesionin trajnues me temën e cekur si më lartë.

Gjate këtij seminari u diskutua për nivelin e bashkëpunimit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore me gjykatën, prokurorinë dhe policinë, rëndësia e psikiatrisë mjeko-ligjore në sistemin e drejtësisë, sistemet mjeko-ligjore dhe Forenzikës në botë.  gjithashtu, u analizuan çështje të tjera për sa i përket trajtimit të lëndëve në praktikë me tematikë mjeko-ligjore dhe mundësitë për procedimin dhe zgjidhjen e tyre në mënyrë sa më efikase dhe profesionale.  

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët nga të gjitha regjionet e Kosovës si dhe zyrtarë nga  Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Ministrisë së Drejtësisë. 

Shpërndaje :