Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-12-2012

Punëtori e stafit të IGJK-së

Më 20-22 dhjetor 2012, IGJK realizoi një punëtori me stafin e IGJK-së lidhur me zbatimin e programit të punës për vitin 2013. 

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përgatitja e  agjendave dhe kalendarit të trajnimeve për vitin 2013.

Puna në këtë punëtori u zhvillua në grupe varësisht nga lëmia, dhe me këtë rast u hartuan agjendat nga lëmia civile, penale, administrative, kushtetuese, ekonomike, kundërvajtëse si dhe të trajnimeve të specializuara. Po ashtu në këtë punëtori u hartua edhe kalendari i trajnimeve për tërë vitin 2013, si dhe u finalizua kalendari i trajnimeve për tremujorin e parë.
Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin stafi i IGJK-së.

  

 

Shpërndaje :