Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-10-2012

Punëtoria në fushën e drejtësisë për fëmijë – Finalizimi i modulit të drejtësisë për fëmijë

Më 29, 30 dhe 31 tetor 2012, IGJK në bashkëpunim UNICEF, ka organizuar tri punëtori në fushën e drejtësisë për fëmijë.

Qëllimi i këtyre punëtorive ishte që gjyqtarët dhe prokurorët që janë në procesin e certifikimit për trajnues të IGJK-së të finalizojnë modulin të drejtësisë për fëmijë. 
Në punëtori trajnuesit u ndanë në grupe punuese dhe aktiviteti i tyre u zhvillua nën mbikëqyrjen e Këshilltares Speciale të OSBE-së në IGJK. Detyrë parësore e grupeve punuese ishte që t’i inkorporojnë në pjesën e parë dhe të dytë të modulit të gjitha temat të cilat kanë dalë nga takimet e eksperteve për hartimin e programit 2013 të IGJK-së. 

Grupi i parë ka plotësuar temat shtesë dhe ka finalizuar pjesën e parë të modulit që i referohet pjesës materiale të kodit të drejtësisë për të mitur, ndërsa grupi i dytë është angazhuar në plotësimin dhe finalizimin e pjesës së dytë të modulit që i referohet pjesës procedurale të këtij kodi.
Moduli është hartuar në atë mënyrë që përmes diskutimeve për raste praktike, kuizeve dhe pyetjeve për diskutim, pjesëmarrësit në trajnime, të kuptojnë kodin e drejtësisë për të mitur në Kosovë dhe të analizojnë sfidat e implementimit të këtij kodi në praktikë.  

Pjesëmarrës në këto punëtori ishin gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur të cilët janë në proces të certifikimit për trajnues të IGJK-së nga lëmia për të mitur, ekspertja e OSBE-së në IGJK si dhe ekspertë nga UNICEF. 

Shpërndaje :