Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-10-2012

PTA Moduli: Procedura e Kundërvajtjes

Më 15 tetor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar modulin “Procedura e Kundërvajtjes”.  

Si rezultat i kësaj tryeze pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:• Dallojnë fazat kryesore të procedurës kundërvajtëse;
• Zbatojnë veprimet e përcaktuara me ligj në procedurën kundërvajtëse; 
• zbatojnë procedurën kundërvajtëse sipas Ligjit mbi Kundërvajtjet dhe ligjeve specifike të cilat parashohin veprat kundërvajtëse.

Gjatë këtij trajnimi u trajtua baza ligjore për fillimin dhe zhvillimin e procedurës kundërvajtëse, pezullimi dhe ndërprerja e procedurës, masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën kundërvajtëse, marrja në pyetje e të pandehurit dhe dëshmitarëve, këqyrja e vendit të ngjarjes, marrja e përkohshme e sendeve, përpilimi dhe dorëzimi i aktvendimit si dhe mjetet juridike për goditjen e tij.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e posa emëruar të Gjykatave të Kundërvajtjes nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :