Më 24 janar 2012, IGJK ka realizuar tryezën e diskutimeve nga lëmia penale me temë: “Procedura për Dhënien e Urdhrit ndëshkimor”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi i çështjeve praktike që kanë të bëjnë për procedurën e dhënies së urdhrit ndëshkimor.
Ndër objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin:
-Zbatimi i drejtë i dispozitave për procedurën e dhënies së urdhrit ndëshkimorë;
-Identifikimi i rasteve për të cilat shqiptohet urdhri ndëshkimorë;
-Vlerësimi i efekteve të shqiptimit të urdhrit ndëshkimorë;
Kjo tryezë u realizua edhe përmes studimit të rasteve nga praktika gjyqësore, shkëmbimit të përvojave dhe interpretimit të dispozitave ligjore me qëllim të unifikimit të tyre.
Në fokus të diskutimeve ishte shqyrtimi i qëllimit dhe efekteve të aplikimit të këtij instituti juridik.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës
24-01-2013