Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-10-2012

PVAL Tryezë e diskutimeve: Ndihma juridike ndërkombëtare

Më 10 tetor 2012, IGJK ka realizuar një sesion trajnues me temë Ndihma Juridike Ndërkombëtare.

Si rezultat i kësaj tryeze pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• kuptojnë natyrën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtare në çështje penale;
• dallojnë risitë dhe ndryshimet në legjislacion vendor sa i përket ndihmës juridike ndërkombëtare;
• identifikojnë mundësitë e ngritjes së koordinimit të veprimeve ndërinstitucionale me qëllim të realizimit të ndihmës juridike në çështjet penale.

Gjatë këtij trajnimi u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale me qëllim të rritjes së efektivitet për dhënien e ndihmës juridike ndërkombëtare.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të prokurorisë, gjykatës dhe Ministrisë së Drejtësisë rreth procedurave për ekstradim, transferimin e çështjeve, në veçanti kur provat më të rëndësishme gjenden në shtetin e lutur. Trajnimin e përshkoi studimi i rasteve nga praktika, me qëllim të eliminimit të vështirësive konkrete. 

Përfitues të  këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha regjioneve të  Kosovës.

Shpërndaje :