Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2012

Tryezë pune: “Hartimi i Programit të trajnimeve për vitin 2013”


Hartimi i programit trajnues për vitin e 2013 është përcaktuar si prioritet në punën e IGJK-së. Në këtë kuadër me 5 dhe 6 tetor, IGJK në mbështetje të UNDP-së, realizoj një tryezë pune dy ditore me trajnues.

Tryeza e organizuar ishte vazhdimësi e shumë aktiviteteve të realizuara gjatë gjithë vitit, për identifikimin dhe vlerësimin e nevojave trajnuese të cilat realizohen në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme dhe trajnimeve për avancim për gjyqtarë dhe prokurorë për vitin 2013. 
Në këtë tryezë, trajnuesit duke u mbështetur në draftin e parë të programit trajnues i cili u prezantua nga IGJK, bën plotësimin tij me tema të reja, bazuar në ndryshimet në legjislacion dhe nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për trajnime gjatë vitit 2013.
Programi trajnues i hartuar në këtë tryezë ka një standard të lartë në pikëpamje përmbajtjesore  dhe metodike si dhe përkrahë përmbushjen e kërkesave dhe nevojave për trajnime gjyqësore, prandaj si i tillë tani do të kaloj nëpër mekanizmat e përcaktuar ligjor për miratim dhe do të jetë i gatshëm për aplikim me fillimin e vitit 2013.  
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin trajnuesit e IGJK-së nga të gjitha lëmit të cilët janë të angazhuar në zbatimin të programeve të ndryshme trajnuese në IGJK. 

Shpërndaje :