Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2012

Tryezë e diskutimeve: Risitë e Kodit Penal të Kosovës

Më 29 shtator 2012, në vazhdimësi të aktiviteteve regjionale, IGJK ka realizuar një tryezë e diskutimeve në të cilën janë prezantuar risitë e Kodit Penal të Kosovës.
Si rezultat i kësaj tryeze, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- identifikojnë risitë kryesore të përmbajtjes së Kodit Penal;
- dallojnë lartësinë e dënimeve të cilat janë përfshirë në Kodin Penal;
- identifikojnë se cilat janë veprat e reja penale të përfshira në Kodin Penal

Gjatë kësaj tryeze u prezantuan risitë që ka sjellë Kodi Penal i Kosovës, me ç’rast  u vu në pah se kodi i ri ka përfshirë më tepër vepra penale dhe ka paraparë sanksione penale të cilat ndryshojnë nga kodi i mëparshëm. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë për të gjitha ndryshimet të cilat kanë ardhur si rezultat i ndryshimeve të fundit rreth kodit penal.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët dhe prokurorët e regjionit të Prizrenit.

Shpërndaje :