Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-09-2012

Ceremonia për Promovimin e Doracakut të trajnimit të fazës së tretë të PFAL

Me qëllim të lehtësimit të realizimit të fazës së trajnimeve praktike për kandidatët për gjyqtarë e prokurorë të cilat organizohen në kuadër të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (Deutsche Gesellschaft Internationale Zusammenarbeit GIZ) kanë hartuar një doracak për mentorë. 

Promovimi i doracakut u bë në një ceremoni të organizuar nga IGJK dhe GIZ, në praninë e shumë personaliteteve, përfaqësues të institucioneve të gjyqësorit dhe prokurorisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë, gjyqtarëve, prokurorëve dhe të ftuarve të tjerë. 

Në këtë ceremoni nga një fjalë rasti mbajtën z. Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të IGJK-së, z. Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit dhe Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Volkmar Theobald, Menaxher i projektit për reformën Ligjore, z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së dhe z. Sali Mekaj, Kryetar i Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe anëtarë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në fjalën e tyre, ata vlerësuan lartë punën e IGJK-së në përgatitjen e kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen që GIZ po jep për IGJK-në. 

Për përmbajtjen, strukturën dhe rëndësinë e Doracakut folën z. Thomas Zwiebler, autorë i doracakut dhe z. Bashkim Hyseni në cilësi të mentorit të cilët vlerësuan si shumë të nevojshëm hartimin e këtij doracaku për realizimin e trajnimit praktikë për kandidatët për gjyqtarë e prokurorë.

Po ashtu në këtë ceremoni u bë edhe dorëzimi i 20 lap top-ëve donacion nga GIZ, të cilët do të përdorën nga kandidatët gjatë trajnimeve praktike. 

Shpërndaje :