Më 06 korrik 2012, IGJK në kuadër të Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor ka mbajtur trajnimin e radhës me temën e lartpërmendur.
Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• Aplikojnë drejtë procedurën e shpalljes së zhdukjes ose vdekjes së një personi,
• Të din më shumë për subjektet kompetent për fillimin e procedurës,
• Të aplikojnë drejt kushtet për shpalljen e personit te zhdukur si i vdekur,
• Të hartojnë drejtë aktvendimin pas përfundimit të procedurës përkatëse,
• Të llogarisin saktë afatet në procedurën e shpalljes te personit te zhdukur si i vdekur dhe te provuarit e vdekjes te një personi.
Në këtë sesion trajnues fokusi ishte në procedurën e shpalljes së zhdukjes së një personi për te vdekur sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit te brendshëm. Gjithanshëm u shqyrtuan edhe roli i palëve dhe vendimet që duhet nxjerr në procedurën e shpalljes së zhdukjes së një personi për te vdekur. Veçmas u trajtuan çështjet lidhur me llogaritjen e afateve dhe u shtjelluan raste nga praktika gjyqësore vendore duke paraqitur edhe modele të vendimeve gjyqësore që ishin me interes për pjesëmarrësit
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.
06-07-2012