Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-07-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, tema: Veprat penale kundër jetës dhe trupit

Më 28 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D Kryeprokuror i shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore sipas, vrasja e foshnjës gjatë lindjes, shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë, sulmi, lëndimi i lehtë dhe i rëndë trupor dhe pjesëmarrja në rrahje.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :