Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2012

Vizitë pune - Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë

Një delegacion i Institutit Gjyqësor të Kosovës më 29 qershor qëndroi në Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë. Delegacioni i cili ishte në përbërje të z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së dhe z. Besim Morina, Udhëheqës i PFAL, u pritën nga znj. Arta Mandro, Përgjegjëse e Programit të Trajnimit Vazhdues dhe z. Dashamir Kore, Përgjegjës i Programit të Trajnimit Fillestar. 

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi për metodologjinë dhe teknikat e hartimit të programeve trajnuese, organizimi i trajnimit praktik për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, identifikimi i temave për trajnime të përbashkëta, shkëmbimi i kurrikulave trajnuese dhe trajnuesve, bashkëpunimi në fushën e publikimeve si dhe çështjet tjera me interes për të dy institucionet.

Në takim u ngritën shumë çështje për diskutim të cilat u vlerësuan si të interesit të përbashkët dhe u arrit pajtueshmëria që nga të dy institucionet të punohet për identifikimin e pikave për bashkëpunim reciprok të mëtejmë me qëllim që në kuadër të programit të punës së këtij viti të të dyja institucioneve të futen propozimet e secilit prej tyre për realizim të përbashkët.

Në fund të takimit u ra dakord që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej duke shkëmbyer edhe trajnues ekspert të fushave të ndryshme si dhe gjyqtarët e prokurorët e të dyja vendeve të marrin pjesë në trajnime të përbashkëta.

Shpërndaje :