Më 03 gusht 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e trembëdhjetë (13) trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pasojat juridike të dënimit, kohëzgjatja e pasojave juridike të dënimit, pozita juridike e personave të denuar pas mbajtjes së dënimit, lirimit ose parashkrimit dhe rehabilitimi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.
03-08-2022