Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2012

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE

Me 28 dhe 29 qershor, 2012 në Budva të Malit të Zi, u mbajt konfernca me temë „Vënja e Kornizës për një Arsimim Ligjor të Integruar në Regjionin e Evropës Juglindore“. Në fokus të takimit ishte themelimi i një forumi të përbashkët të bashkëpunimit në mes të Rrjetit Regjoional për Trajnime Gjyqësore (RNJT) dhe Rrjetit të Falkultetit Juridik të Vendeve të Evropës Juglindore (SEELS).  

Objektivat e konferencës ishin:
• Krijimi i një formumi të përbashkët të bashkëpunimit në mes të RNJT dhe SEELS për vendosjen e parimeve dhe mekanizmave për një edukim ligjor të integruar në Evropën Juglindore;
• Identifikimi i fushave me prioritet për të bashkëpunuar dhe shkëmbimi i përvojave lidhur me kapacitetet e trajnimve gjyqësore;
• Ngritja e bashkëpunimit regjional dhe shkëmbimi i informatave, përvojave dhe praktikave më të mira lidhur me edukimin ligjor kundër korrupsionit;
• Avansimin e njohurive të përgjithshme dhe ekspertizës në nivel regjional në fushat përkatëse.

Në konferencë u diskutua dhe u dhanë propozime konkrete të cilat janë me interes të përbashkët për të dy rrjetet SEELS dhe RNJT. Pjesmarrësit u dakorduan për një bashkëpunim afatmesëm në planin regjional sipas fushave dhe temave për të cilat palët do të pajtohen. Si rezultat i këtij takimi është edhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmejt RNJT dhe SEELS, i cili u nënshkrua nga kryesuesit e të dy rrjeteve. 

Instituti Gjyqësor i Kosovës në këtë konferencë u përfaqësua nga koordinatorja e programit Lumnije Krasniqi. 

Pjesëmarrësit e konferencës ishin përfaqësuesit e Fakulteteve Juridike dhe Qendrave të Trajnimit, nga shtetet e Evropës Juglindore.  

Shpërndaje :