Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-08-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, tema: Veprat penale në kuadër të kapitullit XXVI- të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Më 08 gusht 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tetë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: keqpërdorimi i besimit, fajdeja, keqpërdorimi i besimit, blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes dhe kurdisja e ndeshjes ose e sportit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb

Shpërndaje :