Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-06-2012

PTA Moduli: E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale

Më 19 qershor 2012, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e tretë nga moduli E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale me temë:  “ Juridiksioni i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme” .

Objektivat kryesore të trajnimit ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të jenë në gjendje të:
• dallojnë kompetencat e gjykatave të rregullta dhe të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme;
• kuptojnë se si duhet të veprojnë gjykatat kur në procedurë paraqitet si palë ndërmarrja shoqërore e cila gjendet nën administrimin e Agjensionit Kosovar të Privatizimit; dhe 
• të aplikojnë drejtë dispozitat e ligjit në fuqi mbi kompetencat e Dhomës së Posaçme.

Në fokus të  këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i dispozitave të Ligjit të ri mbi Dhomën e Posaçme. Gjatë trajnimit u trajtuan në detale juridiksioni i gjykatave të rregullta, juridiksioni i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, si dhe përmbarimi i vendimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Të gjitha këto çështje u trajtuan në kontekstin e ligjit aktual dhe duke pasur parasysh edhe ndryshimet dhe risit sipas Ligjit për Gjykata.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme dhe gjyqtarët nga Gjykatat Komunale nga gjitha regjionet e Kosovës

 

Shpërndaje :