Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-09-2022

Risitë e Kodit të Procedurës Penale

Më 09 dhe 10 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim  Ambasadën Amerikane, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Risitë e Kodit të Procedurës Penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Admir Shala, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren, z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti Special, z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, si dhe z. Artan Qerkini, Avokat.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen me Risitë esenciale të Kodit të Procedurës Penale të cilat kanë tendencë për ndryshime të nevojshme dhe efektive.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar me raste praktike.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: gjyqtarët e Gjykatave Themelore, Prokurorët e Prokurorive Themelore si dhe avokat nga regjioni i Prizrenit.

Shpërndaje :