Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-09-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: dhuna dhe kanosja

Më 13 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin a katërt trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë  Speciale.

Nga ky  trajnim dhe temës adekuate po trajtohen: dhuna nocioni dhe llojet e dhunës, kanosja, vepra e rëndësisë së vogël dhe urdhëratë nga lartë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapoemëruar gjenerata e 9, 2022/2023.

Shpërndaje :