Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-11-2015

Hapja e Bibliotekës Ligjore të Institutit Gjyqësor të Kosovës

Në kuadër të ceremonisë përmbyllëse të projektit të financuar nga BE-ja "Mbështetje e mëtejme për reformën arsimit ligjor në Kosovë Ligjor",  Zyra e BE-së në Kosovë / PSBE dhe Instituti  Gjyqësor i Kosovës (IGJK)  promovoi  Bibliotekën e sapothemeluar të IGJK-së.

Biblioteka është e inventarizuar dhe e pajisur me një koleksion mbresëlënëse të botimeve ligjore në gjuhën angleze për çështjet ndërkombëtare dhe evropiane të ligjit, dhe posedon mbi 1500 libra, duke përfshirë abonimet 3-vjeçare në revistat kryesore ligjore dhe bazat e të dhënave.

 

Shpërndaje :