Më 21-23 tetor 2015, IGJK në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit “Fuqizimi i Kapaciteteve për Hetime Penale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit” ka realizuar trajnim tre ditorë me temë “Krimi i organizuar, bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe korrupsioni”.
Ky trajnim kishte për qëllim njohjen me praktikat e BE-së për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ngritjen e bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtarë të hetuesve policorë me prokurorët në drejtim të efikasitet në luftimin e veprave të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Trajnimi u fokusua kryesisht në elaborimin e kornizës ligjore vendore dhe ndërkombëtare që rregullon këtë fushë, evidentimin e indikatorëve që ndikojnë në zhvillimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, struktura e grupeve kriminale, metodat moderne të hetimit dhe. Në kuadër të këtij trajnimi gjithashtu u elaborua dhe profilizimi i përgjithshëm dhe i specializuar financiar, zhvillimi i hetimeve të fshehta dhe marrja e aseteve të fituara me veprat penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë zhvillimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe punuan në identifikimin e indikatorëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin, gjyqtarë të nivelit themelor, prokurorë të nivelit themelor dhe special, si dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.
23-10-2015