Me 3-5 dhjetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në mbështetje të UNICEF, realizoi punëtorinë e dytë për zhvillimin e kursit Drejtësia për Fëmijë për platformën e mësimit në distancë/e-learning.
Qëllimi i punëtorisë ishte që pjesëmarrësit të vazhdojnë me përshtatjen e materialit trajnues në pajtim me shabllonet e platformës ILIAS.
Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit të ndarë në grupe vazhduan me rishikimin, zhvillimin, dhe përshtatjen e materialit trajnues në pajtim me kërkesat dhe standardet e platformës së mësimit në distancë. Gjithashtu ditën e fundit të kësaj punëtorie stafi përgjegjës i IGJK-së, ka filluar të vendos në platformën e mësimit në distancë materialet trajnuese të përgatitura nga trajnuesit gjatë dy tryezave të punës.
05-12-2015