Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-03-2012

PVAL- Civile Trajnim: Kontratat për Kredinë, kamatën dhe kamatëvonesat

PVAL- Civile
Trajnim: Kontratat për Kredinë, kamatën dhe kamatëvonesat

Më 13 mars 2012, IGJK, në bashkëpunim dhe në mbështetje me USAID-SEAD Programi në kuadër të Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor, organizoj një trajnim me temën Kontratat për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesat.

Ndër objektivat e trajnimit ishin; 

• Njohja me përkufizimin, formën, elementet dhe karakteristikat e tjera me të rëndësishme të kontratës për kredinë dhe për kamatën,
• Njohja me ndryshimet e dispozitave ligjore në mes të LMD në fuqi dhe draft-ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve lidhur me kamatën, kamatëvonesën, shpërblimin e dëmit dhe lejueshmërinë e saj,
• Analizim i mënyrës së riprogramimit të kredisë dhe llogaritjes së kamatës,
• Përshkrimi i mënyrës së trajtimit të kamatëvonesës nga praktika gjyqësore ndër vite.

Në këtë trajnim me theks të veçantë janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me kontratën për kredinë, kamatën e kontraktuar dhe kamatëvonesën si dhe mënyrën e përllogaritjes së tyre sipas praktikës së bankave në Kosovë, si dhe rregullimi i saj me draft ligjin e ri për marrëdhëniet e detyrimeve.

Pjesëmarrësit shprehen interesim të lartë për këtë trajnim dhe gjatë përpjekjes së tyre për analizimin edhe të  praktikës gjyqësore i vunë në pah përparësitë e posaçërisht, mangësitë relevante me të cilat po ballafaqohen në punën e tyre duke i përmendur disa pengesa apo neglizhencën e praktikës bankare gjatë inventarizimit për vënien ne peng apo hipotekë të sendeve, me rastin e lidhjes se kontratës për kredinë pastaj, kamatat e larta dhe pasojat e mëvonshme ndaj palëve kontraktuese.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet.

Shpërndaje :