Shqyrtimi gjyqësor i aktit administrativ- sfidat dhe vështirësitë procedurale
Më 29 janar 2016, në kuadër të PTV-së, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizon trajnimin me temë “Shqyrtimi gjyqësor i aktit administrativ- sfidat dhe vështirësitë procedurale”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohet korniza ligjore e kontrollit gjyqësor administrativ dhe mangësitë e legjislacionit të aplikueshëm në Kosovë. Krahas kësaj do të elaborohet procedura dhe të provuarit gjatë shqyrtimit në procedurën administrative si dhe nxjerrja e aktit administrativ.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit, si dhe bashkëpunëtorët juridik profesional.
29-01-2016