Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-01-2016

Shqyrtimi gjyqësor i aktit administrativ - sfidat dhe vështirësitë procedurale

Më 29 janar 2016, në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV), IGJK ka realizuar trajnimin për gjyqtarë me temë “Shqyrtimi gjyqësor i aktit administrativ - sfidat dhe vështirësitë procedurale”.

Trajnimi kishte për qëllim të kontribuoj në avancimin e mëtejmë të njohurive teorike dhe shkathtësive praktike në analizimin dhe zbatimin e drejtë të legjislacionit të aplikueshëm në këtë fushë, si dhe të elaboroj mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve uniforme për zbatimin me sukses të procedurës së trajtimit gjyqësor të kontesteve administrative në Kosovë.

Në kuadër të këtij trajnimi janë shtjelluar çështjet që ndërlidhen me mënyrën e inicimit të procedurës administrative, personat dhe organet që mund të fillojnë konfliktin administrativ, procedurën e shqyrtimit, veprimet procedurale të palëve në procedurë dhe veprimet e organit administrativ i cili e zhvillon procedurën. Në këtë kuadër u diskutua për mjetet e të provuarit gjatë shqyrtimit në procedurën administrative, pjesëmarrjen e personave të tretë në procedurë si dhe çështjet që kanë të bëjnë me përfundimin e procedurës administrative.

Dilemat dhe pyetjet e adresuara në këtë trajnim, u trajtuan përmes shpjegimit të pjesshëm teorik dhe shembujve konkret, si dhe u zhvilluan diskutime rreth parimeve dhe rregullave kryesore të Ligjit për Konfliktet Administrative, dhe Ligjit për Procedurën Administrative.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë pranë Gjykatave Themelore në Kosovë.

Shpërndaje :