Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-01-2016

Fillimi i hetimeve dhe mundësia hetuese e veçantë

Më 19 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin me temë “Fillimi i hetimeve dhe mundësia hetuese e veçantë”.

Ky trajnim kishte për qëllim që të trajtoj mundësinë hetuese të veçantë për të kontribuuar në tejkalimin e paqartësive që ekzistojnë në praktikën gjyqësore si në çështjet e marrjes në pyetje të palëve në procedurë dhe në analizimin e rasteve kur dëshmia e marr në hetimet e veçanta është provë e pranueshme për gjykatën, në të cilën mund të bazohet aktgjykimi.

Fokusi gjatë trajnimit ishte në elaborimin e aktvendimit për fillim të hetimeve në procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së hetimeve, rolin e policisë në këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve, si dhe rastet e zgjerimit, pezullimit dhe pushimit të hetimeve.

Përveç kësaj, u trajtuan edhe provat, shqyrtimi dhe pranueshmëria e provave të siguruara nga mundësia hetuese e veçantë, si dhe përbërja e trupit gjykues në shqyrtimin e këtyre provave.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor, si dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :