Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-01-2016

Shpronësimet dhe kompensimi i shpronësimit

Më 21 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Shpronësimet dhe kompensimi i shpronësimit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi i legjislacionit lidhur me procedurën e shpronësimit, identifikimin e kushteve paraprake për shpronësim, dhe dallimi i rasteve kur organi shpronësues është komuna dhe kur organi shpronësues është qeveria.

Fillimisht në këtë trajnim u elaborua qëllimi i ligjshëm publik, domosdoshmëria, mos diskriminimi si dhe organi shpronësues.

Me theks të posaçëm u diskutua përkitazi me procedurat e shpronësimit, kërkesa për shpronësim ,vendimi preliminar, vendimi përfundimtar për shpronësim, pagesa e kompensimit si dhe kushtet e caktimit dhe  vlerësimit të dëmeve. Gjithashtu,  janë trajtuar edhe llojet, kushtet dhe rrethanat që duhet marr parasysh për realizimin e shpronësimit, efektet pozitive të zbatimit efikas të kompensimit të shpronësimit, pastaj si caktohet kompensimi, çka përfshinë kompensimi, kriteret, caktimi i vlerës, metodat e vlerësimit si dhe kushtet e parapara ligjore për caktimin e tij.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste nga praktika, me ç’ rast pjesëmarrësit patën rastin që të marrin praktikat më të mira në këtë drejtim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore nga regjione të ndryshme, si dhe zyrtar të MD të Kosovës.

Shpërndaje :