Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-02-2016

Bashkë ndërgjyqësia dhe ndërhyrësit në procedurë

Më 11 shkurt 2016, në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV), Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin me temë “Bashkë ndërgjyqësia dhe ndërhyrësit në procedurë”.

Qëllimi dhe rëndësia e këtij trajnimi qëndronte në faktin se është vlerësuar e nevojshme që gjyqtarët e fushës civile të avancojnë njohuritë e tyre për bashkë ndërgjyqësinë si institut juridik, i cili në praktikë mund të paraqitet në mënyrë mjaft komplekse, si dhe njëkohësisht të thellojnë njohuritë rreth ndërhyrësve kur ata paraqiten në procedurë, në funksion të zbatimit të drejtë të procedurës dhe vendosjes në mënyrë meritore.

Fillimisht në kuadër të këtij trajnimi u trajtua bashkë ndërgjyqësia si një element procedural mjaft kompleks, mënyra e themelimit të bashkë ndërgjyqësisë, llojet e bashkë ndërgjyqësisë dhe efektet që krijon secili lloj i bashkëndërgjyqësisë në procedurën kontestimore, pozita procedurale e bashkëndërgjyqësve, veprimet e tyre dhe pasojat të cilat i shkaktojnë ato veprime.

Në pjesën e dytë të trajnimit, fokusi kryesisht ishte në elaborimin e pjesëmarrjes së personave të tretë dhe ndërhyrësit në procedurë, llojet e ndërhyrësve, kushtet që parasheh LPK për lejimin e ndërhyrjes, momenti i ndërhyrjes si dhe dallimi mes ndërhyrësit të thjesht dhe atij kryesor në procedurë. Në kuadër të kësaj, u trajtua dhe diskutua rreth efektit të aktgjykimit ndaj bashkë ndërgjyqësve dhe ndërhyrësve në procedurën kontesmitore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit themelor si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :