Më 22 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë trajnues nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.
Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën modulit “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” janë duke u trajtuar: dëshmitarët në një proces penal, llojet e dëshmitarëve në përgjithësi dhe sipas KPPRK, dëshmitari - dëshmitarët i/e liruar nga detyrimi për të dëshmuar, dëshmia në një proces penale, procedurë paraprake dhe në shqyrtim gjyqësor dhe mos fajësimi i vetvetes nga dëshmitari apo të afërmve të tij.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
22-09-2022