Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-09-2022

Trajnim për qasje në drejtësi për grupet e cenueshme-civile

Më 23 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Bashkimi Evropian – EUKOJUST, organizojnë  trajnimin me temë  “Trajnim për qasje në drejtësi për grupet e cenueshme-civile”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Shpresa Emra, Kryetare e gjykatës Themelore ne Prizren dhe z. Rafet Haxhaj, gjyqtar ne gjykaten e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të kuptojnë më tepër sa i përket ligjeve ndërkombëtar dhe rajonal për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat për gjuhën e urrejtjes, bazuar në identitetin gjinor dhe orientimin seksual.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :